Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë bashkë me tre fëmijët e saj dyshohet të jetë mbytur në lumin Buna, ka ngjallur konfuzione të shumta në rajon e më gjerë.
Lidhur me rastin kanë folur gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sara Demushi, njofton Klankosova.tv.
Dervishi është shprehur se bashkëshortja në fjalë, nuk ka pasur se me kë t’i qajë hallet, e krejt situata ka lindur me një debat familjar, ku bashkëshorti i saj, i cili edhe është arrestuar nga policia, i ka thënë të shoqes së do ta lë, e do të ia sjell edhe një grua tjetër në shtëpi.
“Të dhënat janë shumë të pakta, për arsyen se bashkëshortja, nuk ka pasur njerëz të saj në afërsi. Pra ajo ka qenë e martuar në Shkodër, nga një rreth tjetër, nuk ka pasur njerëz që të interesoheshin për të, nuk ka pasur njerëz afër saj që të dinin hallet e saj”, tha Dervishi në Kosova Today të Klan Kosovës.
“Ajo qante hallet vetëm me motrën e bashkëshortit, dhe kafja e fundit është konsumuar me të”.
“Nga ajo që kemi mësuar, e gjithë situata ka lindur pas një debati familjar, ku bashkëshorti iu është shprehur të shoqes së ‘unë do të të lë’, dhe mos më mërzit shumë se unë ta sjell gruan tjetër në shtëpi”.
“Ne ende nuk e dimë nëse gruaja vet i ka marr fëmijët për t’i shkaktuar dhimbje të shoqin, për ta plagosur të shoqin, por ne nuk e kemi një informacion zyrtar”.
Ndërkaq nga ana tjetër, Demushi e tregon zanafillën e krejt ngjarjes tragjike.
“Është data 2 maj ku e ka zanafillën zhdukja e familjes Arrazi. Ka qenë data 3 maj ku ka qenë kryefamiljari, Ergys Arrazi i cili ka shkuar në polici dhe i ka njoftuar shërbimet e policisë se një ditë më parë, familjarët e tij ishin larguar nga banesa në drejtim të paditur”.
“Ndërsa indiciet e para që Renea janë zhvendosur në ujërat e lumit Buna, ka qenë pikërisht gjeta e trupit të pajetë, gjatë mbrëmjes së 4 majit nga një peshkatar”, tha Demushi.
“Pas kësaj policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin, ndaj të cilit aktualisht rëndojnë dy akuza, ajo e ‘dhunës në familje’ e gjithashtu ‘shkaktimi i vetëvrasjes’”
“Është pista kryesore në të ciliën po hetohet nga ana e grupit hetimor, ajo e dhunës në familje, ku edhe e ka detyrar 39-vjeçaren të shkojë në aktin ekstrem”.
“Nuk ka pasur asnjë denoncim ndaj Ergys Arrazit”.
https://www.youtube.com/watch?v=ATz40mNH-N0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.