Psikologia, Atifete Syla e ftuar në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova ka komentuar vendimin e gjykimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Syla tha se me vendimin e gjykimit në rastin e Liridona Ademajt, shoqëria ka fituar besim në institucionet e drejtësisë, raporton KlanKosova.tv.
"Kjo së pari ka ndikim te familja. Patjetër që dhimbja nuk do shuhet, por do munden t'i përpunojnë emocionet në mënyrë më të qetë për shkak të vendimit që është marrë. Gjithashtu, çka ka shumë rëndësi për shoqërinë, shoqëria ka fituar një besim tek institucionet e sigurisë që e ndikon shumë shëndetin mendor. Mendoj që kjo ka ndikuar në shoqërinë tonë dhe do të ketë impakt edhe te individët që bëjnë krime, mendoj që tani paraprakisht do e mendojnë më shumë se mund të përballen vërtetë me dënime të tilla", tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=Vw-cmf7O8Ng
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.