Lajmet e fundit

Itzamara lindi përmes operacionit cezarian në javën e 37-të, për të parandaluar rritjen e binjakes së saj dhe dëmtimin e organeve të saj të brendshme.
Një ditë më vonë mjekët kryen operacionin për të hequr binjaken e saj, 45 milimetër dhe me peshë 14 gramë, që vdiq kur iu pre kordoni kërthizor.
Fetusi kishte krahë dhe këmbë, por nuk kishte zemër dhe tru.
Dr Parra-Saavedra tha se “në thelb Itzamara ishte shtatzënë me motrën e saj”.
“Ishte një nga gjërat më të çuditshme dhe më interesante që mund të shihni në mjekësi”.
Tani, një muaj më vonë, Itzamara gëzon shëndet të plotë me pothuajse asnjë dëmtim apo shenjë dëmtimi në barkun e saj.
Binjakët fetus-në-fetus ndodhin si rezultat i ndarjes së qelizave të vonshme, që do të thotë se binjakët nuk janë plotësisht të ndarë. Njëri lidhet me nënën nëpërmjet placentës, ndërsa tjetri - më i vogël - lidhet me binjakun përmes venave të tij. Përderisa binjaku i madh rritet, binjaku më i vogël absorbohet në barkun e të parit.