01.05.2019 · përditësuar para 2630 dite1 min lexim
Qerpikët e një gruaje u rritën deri në 3 centimetra, për vetëm tre javë.
Kjo rritje e qerpikëve erdhi si një efekt anësor i çuditshëm i trajtimit të saj për sëmundjen e kancerit.
45 vjeçarja ishte duke përdorë terapi për kancer të zorrës të fazës së vonë, kur vuri re se qerpikët e saj po rriteshin jashtëzakonisht shpejt.
Gruaja, e cila nuk është emëruar, tha se njerëzit filluan të pyesin se ku kishte qenë për të marrë zgjatje të tilla reale të qerpikëve.
Por ajo pranoi se rritja e çuditshme është bërë një problem sepse ka vazhdimisht kruarje dhe mund të infektohen shpejtë.
Mjekët portugezë raportuan se ilaçi cetuximab ishte fajësuar për shkak se nxiti rritjen e qelizave të saj të flokëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.