Lajmet e fundit

Liverpool do të luajë me Norwich Cityn, në kuadër të javës së 25-të në Premier League.
Ndeshja do të zhvillohet në “Anfield”, me fillim nga ora 16:00.
Të “Kuqtë” janë në formë të mirë dhe do të synojnë fitoren në mënyrë që t’i afrohen kreut të tabelës, ku Manchester City është në vend të parë me 63 pikë.
Norwhich do të shikojë që të befasojë skuadrën e Liverpoolit, dhe të largohet nga zona e rrezikshme.
Edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të startojë nga fillimi, i cili ende nuk ka shënuar gol në Premier League.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare. /Klankosova.tv/