04.09.2016 · përditësuar para 3592 dite1 min lexim
Milot Rashica, ylli i përfaqësues së Kosovës ka ripërsëritur edhe një herë se është krenar që ka zgjedhur të luajë për Kosovën.
Ai në një intervistë për Klan Kosovën nga Finlanda, ku po qëndron për ndeshjen e parë zyrtare garuese të Kosovës, tha se ende nuk e di nëse do të mund të luajë, për shkak se kërkesa e tij mund të mos jetë shqyrtuar akoma nga FIFA.
Megjithatë, Klan Kosova mëson se tashmë tre lojtarë, nga gjashtë diskutabilë, kanë marrë përgjigje pozitive dhe mund të paraqiten nesër në ndeshje.
Mes tyre mund të jetë edhe Rashica.
Gjithsesi, përgjigjen përfundimtare kampi kosovar do ta marrë nesër.
Trajneri Bunjaki në një intervistë për Klanin nga Finlanda, pohoi se nesër rreth orës 15:00 merret vesh gjithçka edhe zyrtarisht.
Pasi FIFA do të japë përgjigjen përfundimtare për gjashtë yjet e Kosovës, mes tyre edhe kapiteni, Samir Ujkani.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.