Lajmet e fundit

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është bërë me trajner të ri.
Klubi turk Beshiktash e ka zyrtarizuar trajnerin e njohur portugez, Fernando Santos, si shef të shtabit teknik.
Lajmi u bë i ditur nga vet skuadra në rrjetet sociale.
Santos ishte shkarkuar muaj më parë nga pozita e selektorit të Polonisë pas humbjes nga Shqipëria, në "Air Albania".
Aktualisht, Beshiktash ka arritur t'i grumbullojë 29 pikë dhe është në vendin e gjashtë të Superligës së Turqisë.