Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka refuzuar idenë e transferimit të sulmuesit anglez Marcus Rashford.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Deco nuk është i bindur nga forma dhe profili i lojtarit të Manchester United-it.
Edhe pse Rashford është përmendur si opsion i mundshëm për repartin ofensiv, klubi katalanas ka zgjedhur të mos e ndjekë më tej situatën.
Barcelona po kërkon zgjidhje të tjera në merkato për të përforcuar sulmin.