Lajmet e fundit
Sulmuesi ishte pjesë e akademisë kur portugezi merrte ballinat e medieve europiane.

Marcus Rashford ka thënë se vendosmëria e Cristiano Ronaldo e ka inspiruar tek Manchester United.
18 vjecari që tek United kaloi më 2005, kur Ronaldo ishte yll nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, ka shënuar rritje të shpejtë gjatë vitit 2016.
Rashford ishte i impresionuar nga qëndrimi dhe vetëbesimi i tre herë fituesit të Topit të Artë për të arritur në majë dhe mendon se ajo sjellje është e nevojshme për t'u bërë më i miri.
"Kur Ronaldo erdhi tek Untied, atë e shihnin të gjithë".
"Më së shumti më ka lënë përshtypje fakti se ai që nga fillimi ka dashur të jetë më i miri".
Ai punonte shumë përditë, e shihmin në palestër dhe rezultatet i jepte në fushë. Ai e ka bërë të qartë për të gjithë se do të bëhet më i miri në botë".