Një kamion mallrash raportohet se ka marrë flakë në rrugën Prishtinë-Pejë.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexues të Klankosova.tv, shihet duke dalë tym nga automjeti, derisa disa njerëz janë duke e larguar mallin nga ai.
Klankosova.tv ka kontaktuar me organet e rendit dhe është ende në pritje të një përgjigje.
https://www.youtube.com/watch?v=0U5fE_WAX1U
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.