Lajmet e fundit

Të paktën një anëtar i stafit të agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët UNRWA është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në një qendër shpërndarjeje ushqimore në qytetin Rafah në Gaza, ka thënë agjencia.
“Sulmi i sotëm në një nga qendrat e pakta të mbetura të shpërndarjes së UNRWA-s në Rripin e Gazës vjen pasi furnizimet ushqimore po mbarojnë, uria është e përhapur dhe në disa zona po kthehet në uri”, tha kreu i organizatës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kjo agjenci bëri të ditur se të paktën 165 anëtarë të ekipit të UNRWA janë vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.
"Çdo ditë, ne ndajmë koordinatat e të gjitha objekteve tona në të gjithë Rripin e Gazës me palët në konflikt. Ushtria izraelite mori dje koordinatat e këtij objekti”.