Raportohet se tërë blloqet e termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, gjatë ditës së sotme është ndërprerë gjenerimi në këto blloqe, ndërsa ende nuk dihen arsyet, transmeton Klankosova.tv.
Klan Kosova ka dërguar pyetje në KEK, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
Nuk dihet nëse ka ndryshuar diçka në raportimet e KEK-ut, apo çka ka çuar deri në këto grafikone te “TransparencyPlatform”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.