Të paktën 12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite derisa prisnin ndihma në Gaza, sipas ekipeve të shpëtimit dhe mjekëve.
Sipas tyre ata u vranë nga të shtënat me armë pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga ShBA dhe Izraeli.
GHF ka mohuar se ka pasur ndonjë incident pranë vendit të saj, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Është raportuar se qindra palestinezë janë vrarë që nga fundi i majit, kur GHF mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gaza në një përpjekje të Izraelit për të anashkaluar OKB-në si furnizuesin kryesor të ndihmës.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.