Lajmet e fundit

Mediat ukrainase kanë raportuar se dy persona janë lënduar në Kherson të Ukrainës, si pasojë e një sulmi rus.
Në këto raportime thuhet se e plagosur ka mbetur një grua e moshës 57-vjeçare, e cila është dërguar në spital, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me personin e dytë të plagosur.
Tutje, bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur saktësisht në Daryiv në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, afër Dnipros.