Lajmet e fundit

Sipas autoriteteve palestineze disa njerëz janë vrarë pasi një sulm ajror izraelit goditi një shkollë që strehonte personat e zhvendosur në qytetin e Gazës.
Është bërë e ditur se janë gjetur një numër trupash pas sulmit në kampin e refugjatëve Shati.
Qeveria pretendoi se tre gazetarë lokalë ishin në mesin e të vrarëve, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Një sulm i veçantë ajror izraelit në kampin Shati dy ditë më parë vrau të paktën nëntë persona, thanë mjekët palestinezë.