Mbrëmjen e së hënës është dëgjuar një alarm në Aeroportin e Budapestit.
Kështu ka bërë të ditur për redaksinë një lexues i Klankosova.tv, i cili tha se po udhëtonte nga Budapesti për në Tiranë.
Sipas tij, alarmi është dëgjuar rreth orës 19:30, mirëpo nuk është e qartë se cila ka qenë arsyeja, përcjell Klankosova.tv.
Në pamjet e mëposhtme të dërguara nga lexuesi, shihen qytetarët e pranishëm duke u larguar me vrap nga ajo hapësirë.
https://www.youtube.com/watch?v=14PQ4BC8Vyo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.