Ndëshkohet kundërvajtësi për tejkalim në vijë të plotë
Hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga rrjetet sociale, njoftojnë se kanë identifikuar kundërvajtësin i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikonin edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 150 euro, 2 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej 3 muajsj në territorin e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.