Lajmet e fundit

Gazetari i Klan Kosovës, Haris Ademi, bashkë me kameramanin Bardh Stublla janë duke raportuar nga kufiri Izrael dhe Gaza ku për 64 ditë është duke u zhvilluar lufta mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit.
Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar pikërisht në zonën ku Hamasi e ka sulmuar më 7 tetor të këtij viti.
Janë vizituar vendet të cilat kanë qenë të banuara nga izraelitët para fillimit të luftës, si dhe janë marrë pamje nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu janë marrë edhe rrëfime të dorës së parë nga banorët e asaj pjese edhe të pjesëtarëve të ushtrisë izraelite.
Derisa gazetari Haris Ademi ishte duke raportuar është parë tym i zi dhe janë dëgjuar bombardime herë pas here.
Ekipit është duke iu ofruar vazhdimisht siguri nga pjesëtarë të ushtrisë izraelite./Klankosova.tv