Lajmet e fundit

Të martën e kaluar Klan Kosova raportoi për ankesat e pacientëve te dializës për shtretërit e rinj në Spitalin e Pejës.
Po në këtë ditë ky institucion kishte marrë vendim që shtretërit e rinj të largohen dhe të vjetrit të riktheheshin, derisa ndërrimi i tyre ishte paraparë te dielën.
Megjithatë kjo u bë edhe më herët, të enjten, pra veç dy ditë pas raportimit të televizionit.
Për shtretërit e rinj, ishin shprehur të pakënaqur pacientët e dializës, madje dikush nga ta u shpreh se “eshnat menxi po i lëvizim”.
Më poshtë gjeni kronikën e të martës së kaluar, të realizuar nga gazetarja Arbreshë Uka: /klankosova.tv