Lajmet e fundit

Raporti përmend Shqipërinë dhe si pjesë e rrugës të Ballkanit për heroinën. Heroina trafikohet nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore, shkruan euronews.al.
Edhe në shkallë globale vihet re rritja e prodhimit dhe konsumit të drogave të rënda. Raporti konstaton edhe një seri problematikash që hasen në procesin e rehabilitimit të përdoruesve. OKB thotë se numri të varurve nga droga në mbarë botën u rrit me 25% në dekadën e fundit. Sipas Kombeve të Bashkuara, nuk ka vetëm një rritje të konsumit të heroinës por edhe të prodhimit te kokainës, që arrin deri në 2 mijë tonelata. Pas një uljeje të përkohshme në 2014-n, prodhimi është dyfishuar, me Evropën dhe Amerikën e Veriut që janë tregjet kryesore. Për herë të parë Agjencia e OKB-së për Drogën dhe Krimin mundi të krahasojë përdorimin e drogës tek burrat dhe gratë, duke zbuluar rezultate shqetësuese. Gratë janë më të paragjykuara dhe u jepet më pak ndihmë për tu shkëputur nga varësia e drogës.