Lajmet e fundit

Sipas raportit të fundit vjetor të organizatës "Freedom House", e cila monitoron gjendjen e demokracisë në mbarë botën, Maqedonia e Veriut ka mbetur një shtet pjesërisht i lirë, pa ndryshime në pozicionin e saj krahasuar me vitin e kaluar.
Në raportin e publikuar, theksohet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin dhe se megjithatë, media dhe shoqëria civile mbeten aktive në një diskurs publik të gjallë. Sidoqoftë, gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile përballen me presione dhe frikësime të vazhdueshme.
Maqedonia ka arritur një total prej 67 pikësh nga 100 të mundshëm, duke ruajtur po të njëjtin rezultat si vitin e kaluar.
Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem pikësh nga zero deri në njëqind për të vlerësuar lirinë e shteteve, duke i renditur ato si të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira, shkruan Alsat.