Në përfundim të qëndrimit dyjavor në Kosovë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka raportuar një tkurrje ekonomike me 3.25% në vitin 2025 krahasuar me 4.75% sa ishte në vitin paraprak.
Kriza politike e zgjatur një vit ka pasur ndikim negativ në këto shifra, raporton Klan Kosova.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, shprehu shqetësimin për mos-shpenzimin e mjaftueshëm në investimet kapitale të parashikuara për vitin 2025, dhe theksoi rëndësinë e uljes së deficitit tregtar dhe rritjes së eksporteve.
Uran Radoniqi, ekonomist, kërkoi riorientimin e politikave ekonomike dhe uljen e varësisë nga politikat sociale.
Kronika në vijim sjell detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=2Z8fQy3CdAs
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.