Raphinha është rikthyer në dispozicion të FC Barcelona pas pesë javësh mungesë për shkak të një dëmtimi në muskulin e kofshës (hamstring).
Sulmuesi brazilian ka kaluar me sukses fazën e rikuperimit dhe tashmë është gati për të ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick në momentet vendimtare të sezonit.
Rikthimi i tij vjen në kohën ideale për Barcelonën, e cila është shumë pranë sigurimit të titullit kampion.
Raphinha pritet të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e ardhshme dhe synon ta festojë titullin në fushë së bashku me bashkëlojtarët, pas një periudhe të vështirë jashtë fushave./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.