Lajmet e fundit

Agjentët e Raphael Varane shpresojnë të takohen me Manchester United këtë javë me shpresën për të finalizuar transferimin e tij në skuadrën e Premier League.
Sipas gazetës angleze Mirror, Varane nuk është i lumtur që Real Madrid ka zgjedhur të negociojë rinovimin e kontratës së Luka Modric, Lucas Vazquez dhe Sergio Ramos para se të flasë me të.
Anglia është një vend që e intereson atë dhe United është destinacioni i tij i preferuar, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv
Sipas mediave britanike, Real Madrid do të kërkojë rreth 60 milionë euro për Varane, ndërsa kërkojnë të financojnë blerjen e Kylian Mbappe ose Erling Haaland.
Los Blancos janë të sigurt se ata mund të ecin përpara pa Varane dhe Ramos, pas ardhjes së David Alaba dhe pranisë së Eder Militao, Nacho Fernandez dhe Jesus Vallejo në skuadër.
Paris Saint-Germain është gjithashtu i interesuar për Varane, por sipas Mirror lëvizja e tij e preferuar do të ishte në Angli.