Lajmet e fundit
Mbrojtësi italian ka mundësi që të transferohet në ligën franceze.

Andrea Ranocchia ka gjasa që karrierën t’a vazhdojë tek skuadra franceze Monaco.
Qendërmbrojtësi pritet të mos ketë vend në formacionin e Roberto Mancinit, ndaj largimi i tij duket pothuaj i sigurtë.
Megjithëse ishte përfolur një kalim i tij i mundshëm tek rivali lokal, Milan, Monaco duket alternativë më e mundshme për italianin.
Veç skuadrës franceze dhe rivalit lokal për shërbimet e italiani mësohet të jetë e interesuar edhe Valencia që mbeti pa Nicolas Otamendin i cili u transferua tek Manchester City.