Lajmet e fundit
Strategu italian ka thënë se do të futen në edicionin tjetër me të njëjtin intensitet, por që qëllim primar është mbetja në Premierligë.

Claudio Ranieri ka thënë se me skuadrën që drejton synon mbetjen në Premierligë edicionin tjetër.
Leicester City u shpall kampion i ligës angleze pas një edicioni befasues, kundër të gjitha parashikimeve dhe mundësive.
Por për edicionin tjetër, Ranieri ka thënë se synojnë të mos bien nga liga dhe të luajnë me të njëjtin intensitet.
“Do të jetë një sezon i vështirë dhe i mirë. Duam ta mbrojmë titullin natyrisht, por për ne ështrë shumë shumë e rëndësishme të mbesim në Premierligë”.
“Loja jonë nuk do të ndryshojë. Po, ne do të futemi si kampionë, por unë dua që lojtarët të vazhdojnë me të njejtën sjellje dhe unë mund t’i pranojë të gjitha rezultatet”.