Lajmet e fundit
Pozita e menaxherit tek azzurët do të jetë e lirë pas Euro 2016, por shefi i Foxes ka thënë se nuk ësht ëi interesuar për këtë pozitë.

Claudio Ranieri do ta përfundojë kontratën shtatë vjeçare me skuadrën nga Premierliga dhe s’është i interesuar për t’u bërë menaxher i Italisë.
Ai është përmendur si një nga pasardhësit e mundshëm të Antonio Conte që pritet ta marrë drejtimin e Chelsea nga edicioni i ri.
Por shefi i skuadrës që kryeson Premierligën ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me një kalim tek përfaqësuesja italiane.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe nuk po mendoj largimin. Mendoj se Leicester do të jetë destinacioni im i fundit si menaxher”.
“Shpresoj që ta përfundoj kontratën që kam me skuadrën”.