Lajmet e fundit
Italia është në kërkim të përzgjedhësit të ri në mbarim të Euro 2016, por shefi i Foxes, që përflitet për këtë post, ka mohuar mundësinë e largimit nga King Power Stadium.

Claudio Ranieri ka mohuar mundësinë që ai ta zëvendësojë Antonio Conte si përzgjedhës i Italisë.
Italiani ka bërë revolucion në King Power Stadium duke e drejtuar skuadrën kah kreu i tabelës në Premierligë.
Italia nga ana tjetër do të mbetet pa selektor në fund të Euro 2016, dhe spekulime të shumta e lidhin këtë post me Claudio Ranieri.
“Ndjehem mirë këtu. Dua të qëndroj nëse pronari i klubit është i kënaqur me punën time”.
“Asnjë skuadër nuk mund të ma ndryshojë mendjen për këtë gjë”.
“Kam shumë gjëra për të bërë këtu, pasi ende jemi duke u strukturuar”.