Lajmet e fundit
Shefi i Dhelprave respekton arritjet e asit të Manchester United, por thotë se nuk do të heqte dorë nga yjet e skuadrës për askënd.

Claudio Ranieri ka thënë se kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, nuk ka vend në skuadrën e tij.
Paraqitjet e Rooney janë kritikuar pasi skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho u mposht tre ndeshje radhazi.
Megjithatë, Ranieri ka lavdëruar anglezin, por që sipas tij golashënuesi më i mirë i Tre Luanëe nuk do të kishte vend tek Leicester.
"Ai është lojtar i jashtzakonshëm. Është kampion. Por unë i dua lojtarët e mi dhe nuk do t'i ndërroja me askënd".
"Jam shumë i lumtur me skuadrën që kam".