Lajmet e fundit

Trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri ka pranuar se Riyad Mahrez-it i duhet pak pushim në mënyrë që ta rigjejë formën e sezonit të kaluar ku fituan titullin.
Algjeriani ishte çelësi i suksesit për The Foxes në 2015-2016 kur ata rrëzuan të gjitha kalkulimet dhe u dekoruan me trofeun e kampionit.
“Natyrisht se duhet të ndërmarrim diçka, na duhet ta studiojmë këtë sepse kundërshtari tash e di shumë mirë se kush jemi dhe nuk mund të vazhdojmë vetëm me Ryiad dhe të ia lëmë gjithë përgjegjësinë atij”.
“I shihni ndeshjet, është gjithmonë ai që merr topin dhe niset të bëjë diçka të veçantë”.
“Kundërshtari është shumë i kujdesshëm kur ai ka topin, gjithmonë janë tre veta që rrinë afër tij”, ka thënë Ranieri.
Italiani ka shtuar se i kërkon Mahrez-it vazhdimit që të bëjë lojë të thjeshtë, por që ai vetë ndërmerr iniciativën për të bërë diçka më kualitative.
“Ai është mirë me formën pasi në Champions League është duke pasur sukses dhe po ashtu në Premier League po provon më të mirën”, ka thënë Ranieri./Klan Kosova/