Lajmet e fundit
Menaxheri italian beson se forma e skuadrës i ka frikësuar skuadrat e mëdha të ligës, ndërsa Dhelprat mbajnë kreun e tabelës me 10 ndeshje të mbetura.

Claudio Ranieri beson se forma e Leicester City ka befasuar skuadrat e mëdha të Premierligës, duke i bërë që të diskutojnë për formate të ligave evropiane.
Përfaqësuesit e Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United janë takuar me zyrtarë tjerë të lartë sporti për të diskutuar themelimin e Superligës Evropiane.
Leicester që është në pozitën e parë me tri pikë më shumë se ndjekësi i parë dhe italiani beson se skuadrat tjera janë të frikësuara nga kjo gjë.
“E kuptoj që skuadrat e mëdha duan që të jenë të sigurta në paratë që arkëtojnë dhe nuk duan të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve”.
“Po ashtu e di që duan të arrijnë shumë gjëra, por nëse diçka e çuditshme ndodhë, duhet ta fajësojnë veten, jo skuadrat e vogla”.