Lajmet e fundit
Trajneri italian e ka përshkruar kroatin si “lojtar të mirë” dhe “person të shkëlqyeshëm”, por mendon që do të duhej të kërkonte ndonjë skuadër tjetër.

Claudio Ranieri ka thënë se Adrej Kramariq do të duhej të largohej nga Leicester City në janar për shkak të mungesës së minutazhës.
Kramariq u bë nënshkrimi më i shtrenjtë i klubit kur u transferua 12 muaj më parë, por Ranieri ka thënë se largimi do t’ia përmirësonte mundësitë për të qenë i ftuar tek Kroacia për Euro 2016.
Sulmuesi ende nuk ka qenë titullar këtë edicion, i lënë në hije nga Jamie Vardy dhe Shinji Okazaki.
“Ai duhet të luajë”.
“Nëse ai qëndron unë do të jem i lumtur sepse është lojtar i mirë dhe person i shkëlqyeshëm, por nuk do të ketë shumë mundësi për të luajtur”.
“Unë i sugjeroj largimin”.
“Nuk mund të jenë të gjithë të kënaqur”.