Lajmet e fundit
Shefi i Dhelprave do që skuadra të kthehet në nivelin e edicionit të shkuar dhe shpreson që fitorja nda Southampton të jetë nisje e kësaj rruge.

Claudio Ranieri ka kërkuar nga lojtarët që të përsërisin formën e edicionit të shkuar, që i bëri kampionë të Premierligës.
Dhelprat kanë qenë jo në nivel në mbrojtjen e titullit këtë vit, megjithëse në Ligën e Kampionëve kanë treguar rezultate të mira.
Ranieri ka kërkuar nga lojtarët që të rigjejnë formën dhe të kthehen aty ku e patën lënë vitin e shkuar.
"Do të kemi ndeshje të vështira, por kjo është gjë e mirë. Tani jemi edhe në Ligën e Kampionëve, ku po na ecën mirë".
"Vazhdimësia ka qenë një nga pjesët kryesore të punës sonë vitin e shkuar dhe këtë gjë duhet ta bëjmë edhe sivjet".