Lajmet e fundit
Trajneri italian beson se skuadrave më të vogla nuk u duhet mohuar mundësia e përballjes me ato më të mëdha në gara evropiane.

Claudio Ranieri ka thënë se autoritetet duhet të mendojnë më gjerë për planet lidhur me Superligën e Evropës.
Idea e debatuar mes zyrtarëve të skuadrave më të mëdha të Evropës për të krijuar një ligë të tyre mund ta ndërrojë komplet konceptin e garave evropiane.
Duke folur lidhur me këtë nismë, trajneri i Leicester City ka thënë se nuk do të ishte e mirë për frymën e futbollit.
“Njerëzit duhet të mendojnë edhe për fansat, jo vetëm për para”.
“Nëse gjëra të çuditshme ndodhin, nuk duhen fajësuar skuadrat e vogla. Duhet të fajësohen ato që kanë ardhur me këtë ide”.