Lajmet e fundit
“Nëse më telefonojnë nuk them jo. Do të mendohem, por jam gati. Gjithsesi, jo gjithçka varet nga unë”

Ish-kampioni i Anglisë me Leicester City, Claudio Ranieri, është shprehur i hapur për të marrë drejtimin e Italisë.
Axurët mbetën pa shef stoli pas shkarkimit të Gian Piero Ventura, i cili dështoi t'i kualifikojë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
“Nëse më telefonojnë nuk them jo. Do të mendohem, por jam gati. Gjithsesi, jo gjithçka varet nga unë”.
“Mendoj se për momentin çështja e trajnerit të ri të kombëtares është në plan të dytë. Duhet të mendojmë mirë se si do të ngrihemi, pasi prekëm fundin".