Lajmet e fundit
Strategu italian e ka pranuar se mesfushori francez mund të largohet nga klubi gjatë verës.

Claudio Ranier ka thënë se N’Golo Kante mund të largohet nga Leicester City në afatin kalimtar veror, duke vërtetuar kështu spekulimet e medieve.
Kante së bashku me Mahrez dhe Vardy janë boshti i skuadrës dhe sukseseve të saj këtë edicion.
Por edicionin tjetër ai mund të jetë pjesë e një tjetër ekipi, nëse oferta për të është e nivelit të duhur.
“Dua që Kante të mbetet, është duke punuar shumë mire.
“Por, nëse marrim ndonjë ofertë të madhe, duhet ta konsiderojmë shitjen e tij, nëse nuk është i lumtur këtu atëherë do të thotë se dëshiron të largohet”.
“Ekziston mundësia që mund të largohet, por tani mendojmë tek ndeshjet e fundit të sezonit.