Lajmet e fundit
Strategu italian ka thënë se mendon që të pensionohet duke drejtuar Leicester City, për shkak të raporteve që ka ndërtuar me të gjithë në skuadër.

Claudio Ranieri ka thënë se nuk është duke menduar largimin nga Leicester City.
Italiani është i gatshëm të qëndroj tek skuadra e Leicester edhe për 8 vitet e ardhshme pavarësisht se interesi për të është i madh si pasoje e sezonit te mrekullueshëm me Leicester.
"Jam i gatshëm të qëndroj tek Leicester edhe për 8 vite të tjera. Dëshiroj që karrierën time si trajner ta mbyll këtu. Gjatë kohës kur unë drejtoja Interin, e vetmja gjë që bënë drejtuesit zikaltër ishte që më shitën lojtarët më të mirë. Për sa i përket stolit të kombëtares nuk jam ende i gatshëm të marr mbi super një mision të tillë".
Sipas tij, marrëdhëniet me lojtarët dhe stafin tjetër janë shumë të mira, gjë që ia lehtëson shumë punën.
“Djemtë janë duke përjetuar një moment fantastik. Jemi afër të bërit histori. Ky i joni është një tren që duhet të kalojë tani ose kurrë më. Kam një raport të shkëlqyer me futbollistët i dua ata njësoj si të ishin djemtë e mi”, u shpreh italiani.