Lajmet e fundit

Claudio Ranieri edhe zyrtarisht është bërë trajner i klubit francez, Nantes.
Italiani udhëhoqi Leicesterin drejt një prej të arriturave më të befasishme në botën e sportit, duke e bërë këtë skuadër kampion të Anglisë ndonëse gjasat kishin qenë minimale.
Është kuptuar që Ranieri ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin francez, që përfundoi i shtati në stinorin e kaluar të Ligue 1.
Vlen të përmendet që edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ka luajtur në këtë skuadër bashkë me Lorik Canën.