Lajmet e fundit

Claudio Ranieri nuk mendon se Barcelona është në krizë, megjithë rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit.
Barcelona ka humbur tri ndeshjet e fundit, duke u eliminuar nga Liga e Kampioënve dhe barazuar me pikë me Atletico Madrid në La Liga.
Por trajneri i Leicesterit e sheh skuadrën katalanase favorite në La Liga duke qenë i bindur se Luis Enrique mund të fitojë pesë ndeshjet e fundit deri në fund të sezonit.
"Nuk jam pjesë e atyre që mendojnë se Barcelona është në krizë. Kur ke Messin në skuadër, nuk mund të ketë krizë te asnjë skuadër".
"Barcelona është në krye dhe me futbollistët që kanë në dispozicion mund të fitojnë çdo ndeshje deri në fund të sezonit".
"Të humbasësh ndaj Realit në El Clasico, apo dhe ndaj një skuadre që dha zemrën në fushë si Atletico nuk do të thotë se je në krizë".