Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ndau edhe një video kushtuar Ditës së Pavarësisë, transmeton Klankosova.tv.
Ai ndau pamje nga koha kur shërbente si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foto me ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova si dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Krejt në fund, videon e përmbylli me fjalimin që ai e kishte bërë për formimin e ushtrisë së vendit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.