Lajmet e fundit
Mesfushori i Arsenalit ka treguar pse sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, është lojtari më i vështirë kundër të cilit ka luajtur.

Aaron Ramsey ka thënë se Jamie Vardy ka qenë kundërshtari më i vështirë për të këtë edicion.
Vardy për momentin është golashënuesi më i mirë në Premierligë me 18 gola të shënuar, duke thyer rekordin e Ruud van Nistelrooy, pasi ka shënuar në 11 ndeshje radhazi.
Arsenali e mposhti Leicesterin 5-2 në shtator, pro Ramsey ka thënë se Vardy është i shkëlqyeshëm këtë edicion.
“Vardy është lojtari më i vështirë kundër të cilit kam luajtur”.
“Ai është duke shkëlqyer, ndërsa ka shënuar në 11 ndeshje radhazi”.
“Çdo lëvdatë për të. Ai është duke bërë histori”.