Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey ka pranuar se një ditë do të dëshironte që të luante në La Liga.
Ramsey u bashkua me Arsenalin në vitin 2008 kur për 5 milionë funta kompletoi transferimin nga Cardiff City.
Uellsiani është bërë shtyllë e fortë e mesfushës së Arsene Wenger në vitet e fundit, kurse interesim për të ka shprehur Barcelona.
Mesfushori interesimin e Barcelonës e ka komentuar si të leverdishëm, duke lënë mundësinë e hapur që një ditë të luajë në kampionatin spanjoll.
“Ata fituan tripletën edicionin e fundit dhe të jesh i lidhur me një kalim te njëri nga klubet më të mira në botë është ndjenjë e mirë”
“Një ditë mund të shkoj në Spanjë për të pasur një eksperiencë edhe aty”
“Tash për tash jam lojtar i Arsenalit dhe ndjej që ekipi është duke shkuar drejt suksesit” ka thënë Ramsey, transmeton Klan Kosova.