Lajmet e fundit
Mesfushori pret që e ardhmja e tij të qartësohet në javët në vijim, por ka thënë se akoma nuk ka diskutuar për këtë çështje me menaxherin e ri të skuadrës

Aaron Ramsey akoma nuk ka marrëveshje me Arsenal për kontratën e re, ndërsa ka hyrë në vitin e fundit të akordit me skuadrën londineze.
Teksa tekniku i ri Unai Emery përgatit skuadrën për edicionin e ri në International Champions Cup në Singapor, Ramsye u ka thënë gazetarëve që e ardhmja e tij është akoma e paqartë.
Lëndimet e kanë mbajtur Ramsey jashtë fushave për pjesën më të madhe të edicionit të shkuar, duke arritur të luajë në vetëm 24 ndeshje, në të cilat ka shënuar shtatë gola.
"Nuk kam folur akoma me trajnerin. Për kontratë kam folur me drejtuesit e klubit".
"Me trajnerin kam folur për mënyrën tonë të lojës, por jo për diçka tjetër".