Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, në sallën e sportit në Isniq të kësaj komune e ka mbajtur një fjalim.
Para të pranishmëve aty, ai ishte goxha i ashpër me kritikat ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, dhe partisë në pushtet.
Ramosaj, para qytetarëve e kandidatëve nga koalicioni AAK - Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e tjerë tha se për katër vjet janë gënjyer dhe mashtruar.
"Dhe kjo është e papranueshme. Nuk kemi kohë ne për të na mashtruar dikush", u shpreh Ramosaj.
Sipas tij, programi zgjedhor Për Kosovën Fituese, ka një rëndësi të madhe për qytetarin e Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.