Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka marrë vendimin e tij për t'u larguar nga Santiago Bernabeu.

Ai ka treguar për mediat spanjolle se raportet e tij dhe te presidentit të klubit, Florentino Perez janë ashpërsuar shumë.
Kështu vendimi që ka marrë ai ka thënë se është i pakthyeshëm, transmeton Klan Kosova.
"Marrëdhëniet mes meje dhe Perez janë të pa përmirësueshme" ka thënë Ramos.
Skuadra e ardhshme e spanjollit ka gjasa të jetë Manchester United, pas ata janë konkurrentët kryesorë për të marrë shërbimet e lojtarit.