Lajmet e fundit
Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të përballen në Ligën e Kampionëve dhe humbja e katalunasve do të kënaqte mbrojtësin e Los Blancos

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, shpreson që Barcelona të humbasë në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, që "të flejë më i qetë".
Reali siguroi pozitën e tij në cerekfinale pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Napoli, me rezultat 3-1, të martën mbrëma.
Barcelona nga ana tjetër do të përballet me Paris Saint-Germain, duke synuar përmbysjen e deficitit prej katër gola, në tentim të sigurimit të një pozite në cerekfinale.
"Do të jem më i lumtur nëse Barcelona humbet. Do të flej më qetë".