Lajmet e fundit

Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se do t'i ndajnë rrugët.
Pas plot 14 vitesh në Santiago Bernabeu kur në vitin 2005 la Sevillan për Los Blancos, kapiteni Ramos ka vendosur t’i japë lamtumirën klubit merengues, e gjitha kjo si pasojë e një oferte të majme nga Kina.
Mediat e afërta me madrilenët, theksojnë se kapiteni i ka kërkuar presidentit Florentino Perez ta lërë të lirë dhe t’i japë lejen e kalimit pa paguar para, pasi ka një ofertë nga Kina.