Lajmet e fundit
Kapiteni i Real Madridit vështirë se do të ftohet për përballjen e Real Madridit me Athletic Bilbaon, të mërkurën në San Mames.

Sergio Ramos nuk është stërvitur me skuadrën në të fundit përgatitje para përballjes në San Mames.
Ramos nuk doli në fushë bashkë me të tjerët, por u stërvit në palestër, siç pati bërë edhe të hënën.
Prandaj, duket goxha e vështirë, nëse jo e pamundur, që kapiteni i Real Madridit të luajë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.
Klubi ka paraqitur listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm, ku mungojnë Bale, James e Danilo.