Lajmet e fundit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka cilësuar Eden Hazard-in lojtar të klasit botëror dhe ka thënë se është transferim shumë i mirë për Mbretërit.
Belgu kaloi te gjiganti spanjoll për një shumë prej 100 milionë eurosh, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me ta.
“Mendoj që është një transferim shumë i mirë. Ai është një lojtar i klasit botëror. Është mirë ta përforcosh skuadrën”, ka thënë Ramos.