Lajmet e fundit
Qendëmbrojtësi nuk do të paraqitet në përballjen e sontme, pasi Benitez ka vendosur të mos rrezikojë me të duke pasur parasysh se ende nuk është shëruar plotësisht.

Nyja e dëmtuar në krahun e majtë të Sergio Ramosit nuk është shëruar ende, megjithëse mbrojtësi ka shtuar punën para vizitës së tij në San Mames. Ramos nuk udhëton dot tek për t’u përballur me Bilbaon.
Mosdëshira për të rrezikuar pa nevojë e Rafa Benitezit është arsyeja pse Ramos nuk është përfshirë në listën e futbollistëve për këtë ndeshje.
Shefi i Los Blancos mbetet me shprese se Ramos do të jetë i gatshëm për përballjen tjetër në La Liga, ndaj Malagas në Bernabeu të shtunën. Në rastin më të keq kthimi i kapitenit mund të ndodhë në ndeshjen e dytë të sezonit të ri në Ligë të Kampionëve ndaj Malmos.